PËRMBAJTJE
Hyrje.................................................................................................................................1
Eshtrat e
kokës..............................................................................................................2
Ashti i
zverkut...............................................................................................................3
Ashti
pykor....................................................................................................................4
Ashti
sitor.......................................................................................................................5
Ashti
ballor....................................................................................................................6
Ashti
tëmthor................................................................................................................7
Ashti i
errët....................................................................................................................8
Ashti i
fytyrës................................................................................................................9
Nofulla e
sipërme........................................................................................................10
Ashti i
hundës..............................................................................................................11
Ashti
lotor......................................................................................................................11
Ashti
mollëzor..............................................................................................................12
Ashti i
qiellzës..............................................................................................................12
Konka e
poshtme........................................................................................................13
Nofulla e
poshtme.......................................................................................................13
Pluari
............................................................................................................................14
Ashti
nëngjuhsor........................................................................................................14
Nyjet e
kokës................................................................................................................15
Nyjet e kokës dhe kafkës...........................................................................................16
Muskujt e
kokës..........................................................................................................17
Arteriet e kokës dhe kafkës.................................................................................18-19
Venat e kokës dhe kafkës.........................................................................................20
HYRJE
Anatomia është degë e biologjisë që meret me studimin e
ndërtimit të krijesave të gjalla. Anatomia krahasuese i studion dallimet
ndërmjet organizmave të ndryshme të botës shtazore, kjo degë ndahet në disa
nëndisiplina:
Ø
Anatomia topografike i studion strukturat qe shihen me
anë të shqisave syve ( organe,sisteme organike).
Ø
Histologjia studion ndërtimin e indeve.
Ø
Citologjia studion ndërtimin e qelizave të ndryshme.
Ø
Embriologjia studion zhvillimin e frytit (embrionit dhe
fetusit) prej zigotit (formacioni që formohet me bashkimin e qelizës vezë dhe
spermatozoidit_) deri në lindjen (partus) duke e përcjellë formimin e indeve,
organeve etj.
Ø
Anatomia funksionale (fiziologjia) sot konsiderohet si
shkencë e posaçme që hulumton funksionimin normal të organeve dhe sistemeve
organike, si dhe të organizmit në tërësi.
ESHTRAT E KOKËS
Skeleti i kokës është i përbërë prej eshtrave :
Ø
Të kafkës trurore
Ø
Të kafkës së fytyrës
Eshtrat e kafkës trurore (ossa cranii)
Kafka është si kuti kockore në të cilin është i vendosur
truri. Eshtrat e kafkës trurore përbëhen nga 4 eshtra teke dhe dy qifte.

Ø
Ashti zvarkor (os occipitale)
Ø
Ashti pykor (os sphernoidale)
Ø
Ashti sitor (os ethmoidale)
Ø
Ashti ballor (os frontale)
Eshtrat qifte
Ø
Ashti tëmthor (os temporale)
Ø
Ashti i errët (os parietale)
ASHTI I ZVERKUT (OS OCCIPITALE)
Ky asht e ndërton pjesën e pasme të kulmit dhe bazën e
kafkës. Në qëndër ka vrimë të madhe ( formen magnum), që lidh zgavrën e kafkës
me kanalin kurizor. Në ashtin e zverkut dallohen 4 pjesë:
Ø
Pjesa bazike - e përparme gjendet para vrimës së madhe.
Ana e sipërme është e thelluar dhe në të gjendet palca kurizore
Ø
Pjesa anësore- janë lokalizuar anësh nga vrima e madhe,
në anën e poshtme ka nga një ngritje me unazën e parë gafore.
Ø
Pjesa e pasme -lëvozhga është vendosur pas vrimës së
madhe. Në anën e saj të brendshme shihen hemisferat e trurit të vogël.

ASHTI PYKOR (OS SPHERMOIDALE)
Ky është ashti tek i cili mer pjesë në kufizimin e gropës
së kafkës së përparme dhe të mesme. Ka formë të fluturës me krah të hapur. Në
të ka trup dhe tri palë gungash.
Ø
Trupi -ka pamje të kockës. Ana e sipërme është e
thelluar, i ngjan shalës turke dhe këtu është e vendosur hipofiza. Ana e
poshtme e ndërton kulmin e zgavrës hundore , në brendsi jan vendosur sinuset
sfenoidale.
Ø
Krahu i vogël- me anën e sipërme e ndërton dyshemen e
gropës së përparme të kafkës kurse në të poshtmen, kulmin e arbitës.
Ø
Krahu i madh- fillon me tri rrënjë të cilat ndërmjet tyre
kufizojnë dy vrima për kalimin në nofullën e poshtme dhe të sipërme.
Ø
Gunga e rritur- fillon nga ana e poshtme e trupit, është
e drejtuar teposhtë dhe e ndërton murin lateral të zgavrës hundore.

ASHTI SITOR (OS ETHMOIDALE)
Ashti
sitor gjindet nëpërmjet pjesës
horizontale të ashtit ballor dhe trupit të ashtit kunjor. Nën pjes me kufizimin
e gropës së përparme të kafkës, zgavrës hundore dhe orbitës. Në të dallohen:
Ø
Fleta vertikale- me ndihmën e horizontales është e ndarë
në dy pjesë, të sipërme më të shkurtë dhe të poshtme, pjesa më e madhe.
Ø
Pjesa horizontale - është pllakë site. Mer pjesë në
ndërtimin e kulmit të zgavrës hundore, në të ka numër të madh të vrimave për
kalimin e fijeve të nervit të nuhatjes.
Ø
Masat anësore-gjenden nëpërmjet orbitës dhe zgavrës
hundore . Ato rrinë varur në skajet anësore të anës horizontale. Në brendi ka
zgavra të pafundme të shënuara si sinuset etmoidale.

ASHTI BALLOR (OS FRONTALE)
Ashti ballor e ndërton pjesën e përparme të sfondit dhe
ballit. Me ndihmën e të çarave është i bashkuar me eshtrat tjerë të kafkës dhe
eshtrat e fytyrës. Në ato ka dy pjesë:
Ø
Pjesa vertikale - e ndërton ballin. Në lidhjen e fletës
vertikale me horizontalen , ka nga një hark të dyfishtë. Ai kulmon mbi tehun e
sipërm nga zgavra e syrit (orbitës). Mbi të gjendet një asht projektues (gungë ballore).
Në anënn e brendshme të fletës vertikale të ashtit shihen shenjat e ngriturave
të trurit.
Ø
Pjesa horizontale-mer pjes në kufizimin e gropës së
përparme të kafkës.me pjesën e mesme e ndërton kulmin e zgavrës hundore, kurse
anësh mer pjes në ndërtimin e murit të sipërm të orbitës. Në brensinë e ashtit,
në pjesën e përparme ë hargeve mbi vetullore gjenden zbrazëtirat e sinusit
ballor frontal.

ASHTI TËMTHOR (OS TEMPORALE)
Ky është asht çift i vendosur ndërmjet ashtit kunjor dhe
zverkut, është ashti i errët. Mer pjesë në ndërtimin e pjesëve ansore të kulmit
të kafkës dhe pjesës qendrore të bazës së kafkës. Në të dallohen tri pjesë:
Ø
Pjesa lëvozhgure- është e ndare në dy pjesë. Pjesa
vertikale e cila mer pjesë në ndërtimin e pjesës ansore të kafkës dhe pjesa
horizontale në të cilin shihet gropa e nofullës së poshtme. Në pjesën
lëvozhgore gjendet edhe një vazhdim mollëzor për nyjimin e ashtit mollëzor.
Ø
Pjesa e timpanit-(dëgjimit). Është pllakë e hollë
kockore. Mer pjesë në ndërtimin e kanalit të jashtëm për dëgjim. Ky kanal maron
vrimën e jashtme të veshit.
Ø
Pjesa piramidale- i ngjan piramidës katëranëshe me kulm
të orientuar përpara dhe brenda, kurse baza prap dhe më jasht. Në brendsin e
kësaj pjese janë vendosur pjesët e veshit të brendshëm dhe të mesëm. Në anën e
poshtme ka një gungë ashtërore të thepisur në të cilën bashkëngjiten muskujt
dhe eshtrat.

ASHTI I ERRËT (OS PARIETALE)
Ashti i errët ka formën e pllakës ashtërore katërkëndore.
Ai e ndërton pjesën e mesme të mbulesës ashtërore. Gjendet pëpara ashtit ballor
por prapa ashtit të verbër të syrit. Ashti i errët përgjat vijës së mesme
përputhet me ashtin e kundërt duke e ndërtuar shevin sagital. Pjesa më e
shtypur është ndërtuar si xhumkë, kuse në anën e brendshme ka gjurma të enëve
të lakuara dhe të shtrembëruar të trurit.

ESHTRAT E FYTYRËS (OSSA FACEI)
Eshtrat e fytyrës janë janë gjithsej 15 prej të cilave 3
janë tek dhe 6 çift.
6 eshtrat çift :
1. Nofulla e sipërme (maxilla)
2.Ashti i hundës (os nasale)
3. Ashti lotor (os lacrimale)
4. Ashti mollëzor (os zygomaticum)
5. Ashti i qiellzës (os palatinum)
6. Konka e poshtme e hundës (choncha masalis inferior)
3 eshtrat teke:
1. Nofulla e poshtme (mandibulla)
2. Pluari (vomer)
3. Ashti nëngjuhsor (os hyoidum)
NOFULLA E SIPËRME (MAXILLA)
Nofulla e sipërme është ashti çift dhe më i madh i
fytyrës. Në të dallohet trupi dhe 4 vazhdime.
Ø
Trupi - ka pamje të piramidës triansore, me bazë të
kthyer nga muri i zgavrës së hundës. Anën e sipërme e ndërtondyshemeja e
orbitës, anën e sipërme e përfaqson fytyrën , kurse baza e ndërton murin e
jashtëm (lateral) të zgavrës hundore. Në mesin e bazës gjendet vrima që vazhdon
me sinusin maksimal.
Ø
Gunga ballore- është drejtuar përpjet në drejtim të
ashtit të ballit.
Ø
Gunga e mollzave- lidhet me ashtin e mollzës.
Ø
Gunga e qiellzës-paraqet pllakën horizontale eshtërore e
cila e njejta me anën e kundërt i ndërton 2\3 e para të ashtit të qiellzës. Me
anën e sipërme e ndërton dyshemenë e zgavrës hundore.
Ø
Gunga e dhëmbit- është e drejtuar teposhtë dhe në të ka
gropa të dhëmbit ku janë vndosur rrenjët e dhembëve të sipërme.

ASHTI I HUNDËS (OS NASALE )

brendshme ndërton murin e sipërm të zgavrës së hundës.
Është asht çift.
ASHTI LOTOR (OS LACRIMALE)
Është asht i vogël i hollë dhe çift, me formë
drejtkëndore. Është i vendosur në pjesën e përparme të murit të brendshëm që do
të thotë mer pjesë në ndërtimin e orbitës.

ASHTI MOLLËZOR (OS ZYGOMATICUM)
Është asht çift i cili është i vendosur në pjesën e
sipërme të jashtme të fytyrës. Ky asht formon të ashtuquajturën mollzën në
fytyrën tonë. Në të dallojmë dy anë: anën e fytyrës apo laterale dhe anën e
syrit apo orbitale dhe dy zgjatime ; zgjatimi frontal dhe zgjatimi temporal i
cili bashkohet me homonimin nga ashti temporal duke formuar harkun e mollzave.
Ashti e shtin lëkurën e fytyrës në mollëz dhe fytyrës i jep reliev
karakteristik.

ASHTI I QIELLZËS (OS PALATINUM)

KONKA E POSHTME (CONCHA NASALIS INFERIOR)
Është asht çift. Është pllakë ashtërore në formën e
guaskës. Buza e saj e sipërme lidhet në ashtin e lotëve, nofullën e sipërme dhe
me pllakën vertikale të ashtit qiellzor. Pjesa e jashme është konkave dhe me
pjesën hundore të maxillës dhe pllakën vertikale të ashtit qiellzor e kufizojnë
korridorin e poshtëm të hundës . Ky asht merr pjesë në ndërtimin e rrënjës së
hndës.

NOFULLA E POSHTME (MANDIBULLA)
Nofulla e poshtme është ashti tek, simetrik më e fortë
dhe është ashti i vetëm i lëvizshëm në eshtrat e fytëres. Është i ndërtuar prej
trupit corpus mandibulare dhe dega vanus mandibullare. Trupi ka formën e
patkoit. Në skajin e sipërm ka vrima dhëmbore ku janë të vendosur rënjët e
dhëmbëve të poshtëm.

PLUARI (VOMERI)
Është ashti tek në formë të rombit që e formon murin
ndarës të hundës.
.

ASHTI NËNGJUHSOR (OS HYOIDEUM)
Ai është ashti tek në formën e patkoit. Është i vendosur
nën mandibullën, në muskulaturën e nëngjuhës. Në të dallojm trupin dhe skajet e
tij në të cilat gjenden nga dy brinj të mëdha dhe dy të vogla. Ky asht nuk
nyjëzohet me asnji asht tjetër

NYJET E KOKËS
Nyjet e kokës ndajen në :
Ø
Nyjet e palëvizshme
Ø
Nyjet e lëvizshme
Nyjet e palëvizshme - sipas llojit të indit rezistues që i lidh eshtrat
ndërmjet tyre, nyjet e palëvizshme janë ndarë në ato lidhëse kërcore.
Bashkimet lidhëse - te eshtrat e kokës hasen disa lloje të bashkimeve
lidhëse:
Ø
Të çarat (sutuare)- i lidhin eshtrat me origjinë
membranore. Mund të jenë dhëmbëzore, lëvozhgore dhe suturë e vërtetë.
Ø
Gamfoza (gamphosis) kanë lidhje kunjore. Hasen në rrënjët
e dhëmbëve.
Ø
Bashkimi lidhor (syndesmosis)-e lidh ashtin nëngjuhor më
buzën e kafkës dhe laringut.
Bashkimet kërcore - këto bashkime i lidhin eshtrat me origjinë kërcore me
ndihmën e kërcit hialin. Këto bashkime mund të ashtërohen, sinhondioza ndërmjet
ashtit sfenoidal okcipetal osifikohet ndërmjet 14-20 të viteve të jetës.
Nyjet lëvizëse të kokës Nyjet e nofullës (anticulatio temporomandibularis) kjo
nyje e lidh nofullën e poshtme me ashtin tëmthor. Sipërfaqet nyjore janë:
Ø
Koka e nofullës së poshtme
Ø
Gropa e nofullës - gjendet nën ashtin tëmthor
Ø
Disku nyjor - i futur ndërmjet sipërfaqeve nyjore ,
kontribuan në pelgimin e nyjeve të sipërme dhe mekanikës së nyjes.
Ø
Në nyjen e nofullës së poshtme bëhet : ngritja dhe
lëshimi i nofullës së poshtme lëvizja e përpura dhe mbrapa dhe lëvizja
rrethore.
NYJET E KOKËS DHE GAFËS
Nyja e sipërme e kokës (articulatio atlantoocipitalis) kjo është nyje çifte.
Sipërfaqet nyjore janë nga unaza e parë e gafës (atlas) dhe sipërfaqet nyjore
(kandila) në anën e oshtme të ashtit okcipetal.
Nyja e poshtme e kokës (articulatio atlanto axialis) sipërfaqet nyjore janë:
sipërfaqet e poshtme nyjore nga nyja e parë e gafës (atlas) më me sipërfaqet e
sipërme nga unaza e dytë e gafës (aksis). Në këto dy nyje bëhet lakimi i kokës
përpara (aleksia) lakimi mbrapa (ekstenzia), lakimi anësh (laterofleksia) dhe
rrotulimi.
MUSKUJT E KOKËS
Muskujt sipërfaqsor
Ø
Muskuli rrethor i syrit (m. Orbitalis oculi)
Ø
Muskuli rrethor i gojës (m.orbitalis oris)
Ø
Muskuli i faqeve (m.buccinator)
Ø
Platizma (platysma)
Muskujt e thellë (përtypës)
Ø
Muskuli i templave (m. Temporalis)
Ø
Muskuli përtypës (m. Masseter)
Ø
Muskuli i jashtëm flatëror (m. Pterygoideus medialis)
Ø
Muskuli i brendshëm flatëror (m. Pterygoideus medialis )
Muskuli rrethot i syrit (m. Orbicularis oculis ) është i
përbëre prej dy pllakave muskulore gjysmërethore të ngjitura në skajet ashtëror
nga vrima e orbitës. Ka funksion të mbylljes së kapakëve të syrit dhe rrjedhje
të lotëve përmes kanaleve të lotit.
ARTERIET E KOKËS DHE GAFËS
Arteriet janë enë të gjakut që e përcjellin gjakun nga
zemra në periferi të trupit.
Arteriet e kokës dhe gafës ndahen në :
Ø
Arteriet e përbashkëta karotide (a. Coratis communis)
Ø
Arteria nënkyçe
A.C.C.
Kjo arterie është arterie çifte , e lokalizuar në të dy
anët e gafës. Arteria e djathtë fillon prej trungut brahiocafalik, kurse e
majta drejt prej harkut të aortës. Ato në fillim janë të ndara prej trakesë e
drejtuar lart dhe pjertas. Mbrojta në skajin e sipërm të gabzherit me dy degë
përfundimtare: arteria korotide e brendhme (inteina) dhe ejashtme (ekstenia)
Arteria e brendshme kartide- mer pjesë në
vaskularizimin kryesisht të trurit dhe shqisës së të pamurit. Drejtohet lart
dhe anësh ezofagut, kurse pastaj përmes kanalit eshtëror hyn në kafkë dhe
mbaron në anën e poshtme të trurit.
Në A.B.K bën pjesë Arteria oftalmike.
Arteria nënkyçe kjo arterie me degët e veta vaskularizon gjymtyrët e sipërme, pjesët e
kafazit të krahërorit, gafën dhe kokën. Mbaron me gropën e sjetullave me
arterien aksilare. Kjo arterie ndahet në shum degë anësore prej të cilave si më
e rendësishme doe përmendim arterien e kurrizit.. Kjo arterie hyn përmes vrimës
së madhe dhe ashtit okcipital, pastaj shtrihet në pjesën bazilare dhe mbaron me
arterien bazilare
Arteria
karatide ndahet në :
Ø
Arteria karotide e jashtme
Ø
Arteria karotide e brendshme
Arteria karotide e jashtme- kjo arterie furnizon tërë
kokën me gjak me përjashtim të trurit,syrit, zgavrës së syrit dhe veshit të
brendshëm , ajo drejtohet pjertas dhe lartë, pastaj e shoqërojnë skajin e pasëm
të degës së nofullës së poshtme dhe mbaron në rregjionin paratiroid.
Në arteriet karotisde të jashtme bëjn pjesë :
Ø
Arteria tiroide e sipërme
Ø
Arteria e gjuhës
Ø
Arteria e fytyrës
Ø
Arteria e sipërme furingeale
Ø
Arteria e zverkut
Ø
Arteria e veshit
Ø
Arteria sipërfaqsore e verbër e syrit
Ø
Arteria e nofullës së sipërme
VENAT E KOKËS DHE KAFKËS
Venat janë enë të gjakut të cilat e kthejnë gjakun nga periferia
e trupit në zemrën
Venat ndahen në :
Ø
Vena jugolare e brendshme
Ø
Vena jugolare e jashtme
Ø
Vena jugolare e përparme
Ø
Vena e poshtme mbrojtëse
Ø
Vena kurrizore
Ø
Vena e thellë gafore
Ø
Vena nënkyçe